Lajmet e fundit

Llukshiq, kandidat i Malit të Zi për shef të OKB-së

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që të kandidojë zëvendëskryeministrin aktual, Igor Llukshiq, për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq.

Siç ka thënë ai, Llukshiq, funksionin e nënkryetarit të Qeverisë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme do ta mbajë deri në muajin mars.

Llukshiq, nga viti 2010 deri më 2012, ka qenë kryeministër i Malit të Zi.

Zgjedhjet për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara do të mbahen në vitin 2016 dhe do të përcaktojnë pasardhësin e sekretarit aktual, Ban Ki-moon.

Mandati i zotit Ban përfundon më 31 dhjetor, 2016.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.