Lajmet e fundit

Loja e qeveris me Drejtesin (Vjen gjykatësi), tani s’janë deputetët

gjygjtari kalludraKa filluar seanca gjyqësore kundër deputetëve të opozitës.
Gjyqtari duke hapur seancën tha: “Mungojnë të gjithë të pandehurit. Meqenëse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtje të seancës, unë marrë vendim që seanca e shqyrtimit të dytë gjyqësor ndërpritet dhe seanca e dytë caktohet për 23 shkurt”, Për të katërtit lëshohet urdhër arrest që të sillen herën e ardhshme me detyrim në gjykatë.
E plotsuar
Vonohet gjykatësi, deputetët largohen nga salla
Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e gjykatës.
Arsyeja e largimit ishte vonesa e ardhjes së gjyqtarit të caktuar për të kryesuar mbajtjen e kësaj seance, raporton KTV.
Gjyqtarin Beqir Kalludra ata e pritën 15 minuta.
Jashtë kanë thënë se ata kanë thënë se nuk kanë problem me ligjin dhe procedurat por sistemi i drejtësisë është selektiv dhe i papërgjegjshëm.
“Drejtësia qëndron jo në qëndrimin neutral midis të drejtës dhe të të gabuarës por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen e saj kudo kundër të gabuarës. Ne kemi bërë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën”, tha Donika Kada- Bujupi.
“Edhe herën e kaluar na është dashur të presim 1 orë, kjo është papërgjegjësi e tyre dhe 17 shkurti është afër, prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë që të presim” , ka thënë Albulena Haxhiu për gazetaren e KTV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.