Lajmet e fundit
Luan Gola “mposhtë” Mimoza Kusari- Lilën! A do të vazhdoj bashkëqeverisja AKR- LDK?

Luan Gola “mposhtë” Mimoza Kusari- Lilën! A do të vazhdoj bashkëqeverisja AKR- LDK?

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjakovë dhe kryetari i saj, Luan Gola kishin vendosur si kusht për të vazhduar bashkëqeverisjen me Aleancën Kosova e Re mos lejimin e ndërtimeve në parkun e Gjakovës, pikë kjo e cila sot nuk u votua nga ana e Asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Gola në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së në Gjakovë, u kishte thënë anëtarëve të kësaj kryesie se ky projekt nuk bënë të votohet nga ana e LDK-së për faktin se PDK, përmes AKR-së po mundohet që të futet edhe në këtë komunë. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda mbledhjes së djeshme të kësaj partie.

“Në këtë projekt dorë kanë njerëzit e fuqishëm të PDK-së, prandaj në asnjë mënyrë nuk do ta votojmë. Nga ky projekt do të varet edhe qëndrimi ynë në koalicion. Nëse do të kaloj ky projekt, LDK do të dalë nga qeverisja, e nëse nuk do të kaloj, atëherë ne do të qëndrojmë edhe më tutje në bashkëqeverisje”, ka cituar Luan Golën, ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, ndër arsyet tjera të Luan Golës për mos lejimin e ndërtimeve në këtë park, ka të bëjë edhe me atë se sipas tij, “PDK dhe SHIK-u përmes Mimozës po donë të futen edhe në Gjakovë”, ndonëse partia ku bënë pjesë edhe Luan Gola është në koalicion pikërisht me partinë e Hashim Thaçit.

Asambleistët e LDK-së, sot e votuan kundër këtë projekt.

Sidoqoftë, Gazeta Blic ka raportuar të premten se koalicioni LDK- AKR në Gjakovë është shumë afër prishjes. Kryetari i LDK-së në Gjakovë, Luan Gola i kishte thënë Gazetës Blic se nga zhvillimet e sotme në Asamblenë e Gjakovës do të vendoset nëse do të vazhdohet apo jo bashkëqeverisja me partinë e drejtuar nga Mimoza Kusari- Lila në këtë komunë.

Kundër ndërtime në këtë park ishte shprehur edhe kryetari i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini. Ai kishte kërkuar nga asamblistët që ta votojnë kundër një gjë të tillë. Ndërkohë, pak momente pas dështimit të këtij projekti, Gjini përmes një shënimi në Facebook ka përshëndetur asamblistët për këtë vendim.

“Asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjakovës sot vendosën drejt. Nuk bën të ndërtohet në park të qytetit.
Urime!”, ka shkruar Gjini në Facebook./ Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published.