Lajmet e fundit

Lufta e Tretë Botërore mund të jetë 30 sekonda larg, teksa lufta kundër ISIS-it vazhdon

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja ka njoftuar se brenda ditës kanë kryer 24 sulme kundër IS-it , përderisa Rusia pretendon se ka sulmuar 55 caqe të grupit ekstremist.
Mund të jemi vetëm 30 sekonda larg fillimit të Luftës së Tretë Botërore, përderisa tensionet ndërkombëtare mbi Sirinë, e cila është fuqi baruti, kërcënojnë që ta ndezin luftën, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja ka njoftuar se të shtunën ka kryer 24 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, ndërkaq Rusia pretendon se ka sulmuar 55 caqe të IS-it- dhe presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se sulmet e Perëndimit nuk po japin “rezultate”.

Por rebelët në terren po pretendojnë se sulmet ajrore të Moskës, të kombinuara ehe me sulmet në terren nga forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad, gjithashtu kanë sulmuar edhe grupet rebele që nuk kanë lidhje me IS-in, përfshirë këtu edhe grupe të luftëtarëve, të cilët janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara.

Përderisa hapësira ajrore mbi Sirinë është e mbingarkuar, komandantët ushtarakë kanë frikë se avionët ushtarakë, helikopterët, dronët dhe raketat mund të përplasen aksidentalisht- dhe kjo gjë mund të ketë pasoja globale.

Një ekspert ushtarak paralajmëron se “organizimi në një hapësirë të tillë komplekse nuk është i mundur”.

“Duke pasur parasysh gjithë atë trafik ajror, ka shqetësime të vërteta se avionët mund të përplasen apo të goditen, e cila mund të çojë në keqkuptime. Kjo gjë do të thotë se për disa sekonda mund të eskalojë situata, e cila mund të çojë deri tek fillimi i luftës”.

Adrew Foxall, ekspert rus, thotë se një gabim në hapësirën ajrore siriane, mund të çojë deri tek “incidente diplomatike me përmasa katastrofale”.

Por makthi më i madh është nëse lufta fillon nga koalicioni global anti-IS-is kundër mbështetjes që Putini po i bën forcave të Assadit dhe kjo gjë do të shtronte terrenin që konflikti të shpërthente në të gjithë anët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.