Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Sanxhak, Sulejman Uglanin ka deklaruar sot se gjendja në Sanxhak gjatë këtyre viteve ka qenë e rëndë dhe se “lufta është afër”, nëse vazhdohet me qasjen e tillë ndaj boshnjakëve.
Uglanin për N1 ka thënë se gjendja në Sanxhak gjatë shtatë – tetë vjetëve të fundit është e rëndë, se lufta është afër po qe se vazhdohet me këtë qasje ndaj boshnjakëve dhe se nuk e ka tepruar me kërkesën Këshillit të Sigurimit të KB-së për të dërguar forcat ndërkombëtare në Sanxhak, transmeton Koha.net.
Askush nuk është i punësuar, largimet nga puna janë të shumta, shkollat nuk kanë ngrohje, dy herë në vit ka vërshime se nuk pastrohet shtrati i lumenjve, ndriçimi është i keq ka thënë Uglanin.Njerëzit e papërvojë kanë ardhur në pushtet.
“Buxheti i qytetit shpenzohet për nevoja personale dhe afirmim personal e për qytetarë nuk punohet asgjë”, ka thënë Uglanin duke folur për Novi – Pazarin.
Ai pohon se në Serbi rritja e nacionalizmit ka arritur kulmin për ç’shkak Këshilli Kombëtar Boshnjak, kryetar i të cilit është, i është drejtuar Këshillit të Sigurimit që të dërgojë forca në Sanxhak.
Në pyetjen nëse ka luftë në Sanxhak, meqë i është drejtuar Këshillit të Sigurimit, Uglanin ka thënë se lufta është shumë afër.