Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka dhënë “zor” që t’i regjistrojë edhe 30 studentë të rinj në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu, në degën e Stomatologjisë, Inspektorati i Arsimit ka rekomanduar që nga 50 studentë të pranuar të shtohen edhe 20 të tjerë, derisa në degën e Farmacisë po rekomandohet që nga 30 studentë sa ishin pranuar të shtohen edhe dhjetë të tillë sa janë në listë.
E gjithë kjo po ndodh pas përmbylljes së procedurave të konkursit të parë për pranimin e studentëve në këtë fakultet, kur po kërkohet që nga 80 studentë sa kanë drejtimi i Farmacisë dhe Stomatologjisë të regjistrohen 110.
Inspektorati i Arsimit, gjatë dhënies së këtyre rekomandimeve në UP, po thirret në një kërkesë zyrtare të datës 2 korrik të këtij viti, kur prorektorja e UP-së, Eda Vula, i është drejtuar ministrit Arsim Bajrami që të miratojë propozimin e këshillit të Fakultetit të Mjekësisë që në programet e studimit të Stomatologjisë dhe Farmacisë të pranohen 110 studentë