Shtetet e Bashkuara sfidojnë Kinën me dërgimin e një luftëanije në ujërat pranë arqipelagut artificial “Spratly”, të pretenduar nga Pekini, në Detin e Kinës Jugore.
Operacioni, i planifikuar prej javësh nga Pentagoni mori miratimin e Shtëpisë së Bardhë. Luftëanija USS Lasen lundroi brenda 12 miljeve detare, në zonën e pretenduar nga Kina, në një operacion rutine, sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Për Ministrinë e Jashtme kineze ishte nje “kërcënim i sovranitetit”.