Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rexhail Qerimi i dënuar me burgim të përjetshëm ka dërguar një letër tronditëse duke nuk kursyer fjalë ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ja letra origjinale e shkruar nga Rexhail Qerimi:
“Un skam Faj që flas Shqip , Qysh u lindem e kurrë su gzum , nga tërë Bishat që naj pin gjakun, Sju tremba as varrit , Jo O Ali Ahmeti jo s’harrohet as nuk shkelet besa e Shqiptarit, Për Lirin e shtrejt, Për tokë e Flamur luftova Oooooj Kumanova e Ismet Jasharit, Zgjove shpirtin e Shqiptarit për të Lindur lule treja lindin dhe vdesin nëpër Beteja.. Shpyrti Im prap në male ka dal , Dhe pse ne Burgje Zemra Po më Kalb, Mjer per ty O ALI AHMETI Mjer o Tradhtar .. Lufta Kurr Su ndal , Për Liri e Mëmëdhe , Nër Gjakpires e tradhtar Sjetojm dot ne.. Eh Zëri im le të shpërthej , let’shpërthej lart në male, Për ty O vendi Im Për ty Oj Ushtria Çlirimtare..
Rexhail Qerimi, ish pjesëtar i UÇK-së është dënuar me burg të përjetshëm, i akuzuar se në vitin 2008 ka vrarë një inspektor policie afër fakultetit matematiko – natyror në Shkup. Qerimi është i pafajshëm, pasi që përmes shumë dëshmive dhe dëshmitarëve ka zbardhur fakte se në ditën e këtij krimi ka qenë në lokalin e tij duke punur në fshatin Opajë të Kumanovës. /parrotlla.net/