Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e buxhetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Janë më shumë se dhjetë kërkesa, të cilat i posedon edhe Tribuna Channel, kërkohet që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e buxhetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Tribuna Channel ka kontaktuar Qeverinë e Shqipërisë në lidhje me këtë çështje, por përkundër premtimit se do të japin një përgjigjeje, kjo nuk ka ndodhur.
Është kontaktuar edhe qeveria e Kosovës, të cilët sugjeruan që të kontaktohet zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi, por as ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë përgjigjeje.
Jonuz Musliu kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar për Luginën e Preshevës, thotë se shteti i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të kujdesen për Luginën, sikur Serbia për serbët.