Lajmet e fundit

Lulzim Basha: Do ta rrëzojmë qeverinë si në Rumani dhe Maqedoni

Thirrja e Lulzim Bashës për protestën e 8 dhjetorit iu drejtua të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Basha tha se më 8 dhjetor, opozita shqiptare do të nisë maratonën e protestave, të cilat nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë Rama-Meta.

“Ne bashkohemi në shesh për zgjidhje dhe zgjidhja është largimi i qeverisë Rama-Meta. Ne nuk ndalemi nga kërkesa jonë për krijimin e një qeverie teknike, që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj më 8 dhjetor, nisim maratonën e përballjes pa kthim, për largimin e qeverisë”, tha Basha.

“Si do ta bëjmë? Kush do ta bëjë? Qytetarët do ta bëjnë; qëndrueshmërinë e tij, me pjesëmarrje, pa u lodhur. Qytetarët janë fuqia supreme. Do të bëjmë atë që bënë fqinjët tanë në Rumani dhe Maqedoni”, tha kreu i demokratëve.

Më tej, kreu i demokratëve theksoi se dyshja Rama-Meta e ka konsumuar për dy vjet mandatin katërvjeçar dhe nuk i mbetet tjetër zgjedhje veçse të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.