Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar miratimin e sotëm të raportit për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave të Komisionit Evropian.
Mesazhin e urimit ai e ka përcjellë në rrjetin social Facebook: “Një lajm i gëzueshëm për Kosovën, rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave”. Një hap i madh përpara, një lehtësim që qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
“Përgëzime dhe inkurajime për autoritetet në Prishtinë që të punojnë me përkushtim për hapat e tjerë të rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar i pari i PD-së.