Lajmet e fundit
Lumezi: Të hetohen edhe zyrtarët e lartë (Video)

Lumezi: Të hetohen edhe zyrtarët e lartë (Video)

Janë 686 raste për korrupsion që i kanë zgjidhur prokurorit në vend për periudhën nëntor 2013 deri në qershor të vitit 2015, por prokurorive u kanë mbetur edhe 582 të pa zgjidhura.
Por me statistikat që i ka paraqitur koordinatorja Pula nuk ka qenë i kënaqur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai ka thënë se janë duke i hetuar disa raste edhe të nivelit të lartë.

Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të merren edhe me hetimin e zyrtarëve të lartë, ngase sipas tij, mos luftimi i korrupsionit po ndikon edhe në përkrahje të krimit.

Debat u zhvillua mes të dyve për këtë çështje. Koordinatorja Pula ka arsyetuar moszgjidhjen e lëndëve me numrin e prokurorëve që kanë Prokuroritë, por edhe për mos raportimin e Kryeprokurorëve të Prokurorive për shqyrtimin e lëndëve për korrupsion.

Por Lumezi ka thënë se nuk e pranon një arsyetim të tillë, për shkak se tash ka më shumë prokurorët dhe se Kryeprokurorët e Prokurorive duhet të thirren për të raportuar. /Tribuna Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published.