Lajmet e fundit

Lumir Abdixhiku : Ditë e mirë për Kosovën gjithsesi

Ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se vendimi i Kushtetueses, ashtu edhe siç është pritur ka konstatuar karakterin njëetnik të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Siç pritej e siç ishte argumentuar shumëherë, për shkak të karakterit një-etnik, shumë nga parimet e marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës dhe karakterin multietnik të saj. Si të tilla ato nuk mund të implementohen. Pra Asociacioni, sipas marrëveshjes së paraparë nuk mund të bëhet. Të gjithë shtytësit e përkrahësit e tyre sot duhet të mendohen mirë e të mbajnë përgjegjësi.

Të mendohen mirë edhe ata që kanë refuzuar të ndjekin rrugët institucionale të Kosovës apriori. Pra po, është e mundshme që nga një institucion i Republikës të mbrohet vet Republika – siç dhe ndodhi sot.

Ditë e mirë për Kosovën gjithsesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.