Lajmet e fundit
Lumir Abdixhiku: “Në krah të Rektorit këtë herë. Ai s’bën të lihet vetë”.

Lumir Abdixhiku: “Në krah të Rektorit këtë herë. Ai s’bën të lihet vetë”.

 

Analisti Lumir Abdixhiku e përkrah rektorin Zjenullahu të cilin po kërkojnë ta shkarkojnë. Abdixhiku përmes një postimi në facebook ka shkruar  “në krah të Rektorit këtë herë. Ai s’bën të lihet vetë”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë

Me Rektorin,

Në kohë të marrive e marrëzive kolektive, rastet e individëve që i vihen përballë së keqes janë veçse mrekulli. Ndodhin rrallë. I tillë është edhe qëndrimi i Rektor Zejnullahut përballë analfabetëve, kapësve e trushpëlarëve universitarë tash e sa kohë. I ka lodhë. Dhe mu për këtë, e për të saten herë, ai është vënë nën sulmin e po të njëjtëve analfabetë që kanë mbetur pa fuqi e janë zënë në siklet.

Nëse kjo shoqëri ka një fije respekti për veten sot dhe një fije vullneti për të tjerët nesër, atëherë ajo duhet të rreshtohet në krah të individëve që i vinë si mrekulli; në krah të Rektorit këtë herë. Ai s’bën të lihet vetë. Jo se ka rëndësi një çështje dite e tij, por se ka rëndësi kauza që një individ si ai simbolizon. E nuk ka kauzë më të madhe për këtë vend se sa bërja e shembullit se e keqja është e mundshme të mundet. Përballja e Rektorit, me të tillët, është një rast i mirë për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.