Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek gjatë vizitës së saj në Kosovë sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Lunaçek pas këtij takimi do të mbajë edhe një konferencë për media në qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë.
Lunaçek prej të hënës po qëndron në Prishtinë ku ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Shkencave Politike me temën “Kosova dhe procesi i integrimit evropian”.