Ulrike Lunaçek zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën ka thënë se vizat mund të hiqen vitin tjetër, por së pari, Kosova duhet të plotësojë edhe 8 kushtet e mbetura.
Ajo në një intervistë për Radio Kosovën theksoi se Qeveria duhet të punojë, e jo të fajësojë BE.
“Ju garantoj se Parlamenti Evropian do t`i thotë po heqjes së vizave, por për sa i përket ministrave të brendshëm, siç e thashë, Qeveria e Kosovës duhet të trokasë në dyert e tyre për t’i bindur ata për sa i përket përmbushjes së kritereve”
“Mirëpo, në këto rrethana kur BE-ja po vërshohet nga një numër i madh i refugjatëve, kjo nuk është e thjeshtë. Unë personalisht do të angazhohem fort për heqjen e vizave, por këtë duhet ta bëjë dhe Qeveria e juaj.”