Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e ka vlerësuar si një lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës me BE për Stabilizim Asociim.
Lunaçek ka thënë se ky është hap i rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit evropian, transmeton zeri.info.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Evropës është lajm i mirë dhe në të njëjtën kohë një hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian”, ka thënë Lunaçek.
Sidoqoftë eurodeputetja tani ka ‘urdhëruar’, Kuvendin e Kosovës që sa më parë të ratifikojnë këtë proces për shkak të rëndësisë së saj.
“Tash unë thërras për një ratifikim të shpejtë të këtij procesi nga Eurodeputetët dhe Kuvendi i Kosovës pasi që MSA do të jap një stimul të fuqishëm për implementimin dhe institucionalizimin e reformave dhe mundësve të reja për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe të kontribuoj në stabilizimin e regjionit”, ka thënë Lunaçek.