Kryetari i Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri i cili ditë me parë ishte në një vizitë në shtetët e jashtme, pati publikuar një foto në profilin e ti në Facebook, ku shprehte falenderim për dike që kinse i kishte bërë mirëpritje në Kanadë duke ia vendosur fotografinë e ti në një nga hapsirat reklamuese në këtë shtet.
Se është mirëpritur me reklamë, i pari i Gjilanit doli të jetë gënjeshtër e pastër kjo, raporton gazetablic.com
Foton të cilën vet Haziri e kishte publikuar, s’është gjë tjetër pos e ndërhyrë me programin kompjuterik për montazha i cili quhet “Photoshop”.
Rregullimin e fotove apo ‘mashtrimin’ me foto ashtu siç e ka bërë Haziri, mund ta gjeni këtu: http://gowestmarketing.ca/
Si dëshmi kjo është foto e publikuar nga Lutfi Haziri në Facebook.
Ndërsa kjo është fotoja origjinale që është në dispozicon për montim.
Për “mirëpritjen” me reklamë, është raportuar edhe në disa media të Kosovës dhe të Shqipërisë./GAZETA BLIC