Lajmet e fundit

Luzha për Qeverinë: Suksesi më i madh, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, dështimi kryesor, mosliberalizim

Dështimi kryesor i Qeverisë së Kosovës në vitin 2015 ishte mosliberalizimi i vizave kurse suksesi më i madh marrëveshja e Stabilizim Asociimit, ka thënë njohësja e çështjeve politike Besa Luzha, e cila në Info Magazinë ka folur për ngjarjet politike që e shënuan vitin që po lëmë pas.

“Si një arritje e kësaj qeverie mund të konsiderohet marrëveshja për Stabilizim Asociim, ndërsa dështimi kryesor është mosliberalizimi i vizave”, tha Luzha, e cila foli edhe për rolin e Opozitës.

“Situata e krijuar bëri që opozita të kapet në dy elemente, marrëveshja për demarkacionin dhe asociacioni, dhe e vështirësuan situatën”.

“Edhe shoqëria civile ka konstatuar se marrëveshjet ishin të dëmshme dhe se ka pasur gabime në to”.

“Qeveria nuk i ka respektuar parimet në të cilat është nisur në fillim dhe e ka thelluar krizën duke mos e mbajtur fjalën rreth debatimit për këto çështje”

“Nëse vazhdohet me këtë ritëm do të kemi vështirësi edhe më të mëdha”, pohoi Luzha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.