Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka thënë përmes Facebook-ut se Policia e Kosovës ka bllokuar një autobus me protestues nga Tirana të cilët janë nisur për në Kosovë.
Ai ka thënë se me këtë rast janë arrestuar Gent Hamzai dhe Bashkim Rodoni dhe sipas tij i ka shpallur ata si të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm.
“Protestuesit janë bllokuar dhe nuk po lihen te kalojnë kufirin. Pushteti ne panik nuk na ndan dot”, ka shkruar Aliu.