Lajmet e fundit

Lyerja e flokëve, e dëmshme për shëndetin

Ndryshimi i pamjes së jashtme është dhe dëshira që mund të ketë secili nga ne. Lyerja e flokëve është një ndër veprimet më të shpeshta që ne bëjmë me qëllim për një pamje më të rregullt. Por ngjyrat kimike të shitura në treg apo edhe ato të cilat shiten nën emrin “natyrale” dëmtojnë flokët dhe janë shkaktare të shumë sëmundjeve.

Specialistët pohojnë se bojërat e flokëve shkaktojnë dhimbje koke, kruajtje, plagë, zbokth, dobësim të flokut, tharje dhe këputje të tij.Ngjyrat kimike të flokëve përgatiten nga përzierja e kremit me bazë oksigjenin me pigmentet sintezë. Pigmentet e oksiduar të bojës hyjnë në thellësi të flokëve, mblidhen aty dhe nuk mund të dalin më.

Për këtë arsye yndyrat e rrënjëve të flokëve, të cilat mundësojnë ushqyerjen dhe mirëmbajtjen e tyre, humbasin efektivitetin dhe kështu flokët digjen, thahen dhe humbasin gjallërinë e mëparshme.

Specialistët pohojnë se ngjyrat e flokëve prishin ekuilibrin e lëkurës së flokëve. Duke theksuar se tek bojërat e flokëve gjenden peroksid hidrogjeni dhe amoniak, lëndë të cilat dëmtojnë shtresën e jashtme mbrojtëse të flokëve, specialistët mendojnë se këto lëndë kimike hapin rrugën e tharjes, humbjes së shkëlqimit, plagëve të lëkurës dhe rënies së flokëve, transmeton albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.