Lajmet e fundit

Majlinda dridh Parisin, merr të Artën

majlindaMajlinda Kelmendi ka shkëlqyer në finalen e Parisit duke u kurorëzuar me medaljen e artë.
Ajo në finale e mposhti rumunen Andreea Chitu në katergorinë -52 kg me ippon kur kishin kaluar 39 sekonda të ndeshjes.
Kelmendi edhe pse nuk ishte bartësja e parë e këtij turneu prestixhioz në Paris, ia ka arritur të dalë e para. Këtë e kishte bërë edhe dy herë të tjera.
Trajneri i saj Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se “është një ndjenjë e çmendur” kjo fitore e Majlindës.
“Prapë e artë – Majlinda dridh Parisin ngadhënjen në finale për gjysmë minute, ndjenja të çmendura në Bercy!”, ka shkruar Kuka.
Përveç Majlinda Kelmendit sot Kosovën e kanë përfaqësuar edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 66 kilogram, si dhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogram.
Të dy janë eliminuar në çerekfinale në kategoritë përkatëse. Akil Gjakova është eliminuar nga belgu Kenneth Van Gansbeke, ndërsa Nora Gjakova është eliminuar prej xhudistet nga Kanada Catherine Beauchemin-Pinard.koha

Leave a Reply

Your email address will not be published.