Një makineri në Komunën e Gjilanit, në Kosovë, që vetëm me një skanim të gishtit printon certifikatën personale për çdo qytetar për 30 sekonda, ka ngjallur habi dhe xhelozi të madhe në rrjete tek shqiptarët andej kufirit.
“Në fakt, kur e krahason me radhët e gjata që kalohen nëpër zyrat e gjendjes civile në Shqipëri për të marrë një certifikatë, pak keq të vjen. Disa ditë më parë, në rrjet qarkullonin pamje emigrantësh shqiptarë të dyndur në dyert e konsullatës shqiptare në Milano, në pritje të marrjes së një certifikate. Mbase ministria shqiptare e Inovacionit duhet të mësojë nga Kosova fqinje”, shkruan Mapo.