Shoqata e Malazezëzve të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi. që ndodhi pas deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Kërcënimet dhe fyerjet që Presidenti turk i dërgoi Kryeministrit të Kosovës treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Retorika e papërgjegjshme e Presidentit të Turqisë është larg kritikës miqësore, përkundrazi, është një përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar në politikën e brendshme të Prishtinës zyrtare”, thuhet në reagim
Malazezët e Kosovës theksojnë se pa asnjë dyshim ata janë ” në anën e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës, që është, në anën e popullit tonë”.
“Prandaj theksojmë se jemi në dispozicion në të gjitha format e mbështetjes së padiskutueshme dhe të parezervë në mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shtëpisë sonë të përbashkët”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.