Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se është dashur të pezullohet mbajtja e seancës së fundit të Kuvendit.
Sipas tij, prania e sigurimit dhe policisë si dhe gjuajtja e gazit lotsjellës e shisheve me ujë, kanë qenë pamje të tmerrshme, të cilat askush nuk i ka paramenduar.
Ai thotë se nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund t’i tërheq askush.
“Edhe po të vie qeveria tjetër nuk mund t’i tërheqë këto nënshkrimet”, thotë Maloku për Epokën e Re.
Sa i përket marrëveshjes me demarkacionin me Malin e Zi, ai thotë se opozita është ngutur.
“Fillimisht është dashur që kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend. Jam i bindur se edhe deputetët e pozitës nuk do ta votonin”, ka thënë Maloku.