Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë sot marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.
Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapat konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre, transmeton Klan Kosova.