Lajmet e fundit

“Manastiri i Deçanit pretendon të përvetësojë 23 hektarë të ndërmarrjeve shoqërore”

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka ftuar institucionet e vendit që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë pretendimet pronësore prej 23 hektarëve të Manastirit të Deçanit ndaj ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.

“Në bazë të Planit të Punës për vitin 2016, të Kryesisë së Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, një herë i bëjmë thirrje institucioneve me të larta shtetërore të Republikës se Kosovës, duke filluar nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që në një afat shumë të shkurtër të fusin në agjendë të tyre çështjen kontestuese dhe pretendimeve pronësore të Manastiri të Deçanit rreth 23 hektarë të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria””, thuhet në komunikatë.

Duke ftuar Qeverinë që të hartojë projektligjin për ndryshimin e statutit të ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, Lidhja e Historianëve ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj.

“Me këtë rast edhe një here i bëjmë thirre Qeverisë se Republikës se Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa, që në një afat sa me të shkurtër të hartojnë planin qeveritar dhe të fillohet më propozim ligjin për ndryshimin e Statusit të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe këto ndërmarrje të kthehen në prona komunale dhe me pas ky projekt ligj të miratohet në Kuvendin e Republikës se Kosovës”, thuhet më tej.

Sipas Lidhjjes së Historianëve, mosndërhyrja e institucioneve tona në këtë problem, dukur do të jetë vonë sepse qytetarët e Deçanit nuk do të lejojnë që këto prona të ju ndryshohet statusi sepse pronat në fund të fundit janë të deçanasve.

“Po ashtu e ri përsëritim qëndrimin tone se ne nuk do të ndalemi deri në dorëheqjen e Arta Rama-Hajziri dhe Bekim Sejdiu, ngase ata kanë shkelur rendë Kushtetutën e Republikës se Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.