Lajmet e fundit

Manchester City me ofertë marramendëse për Messin

Manchester City është duke insistuar me ngulm që ta transferojë në ‘Etihad’, sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Skuadra angleze është e gatshme të paguajë klauzolën prej 250 milionë eurove, e më pas t’i ofrojë argjentinasit një pagë prej 1.3 milionë eurove në javë, raportojnë mediat në Angli.

Nëse Messi do të pranonte këtë ofertë, katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’, do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, me 62.4 milionë euro përfitime në vit, transmeton KosovaPress.

Sipas tabloidit anglez ‘The Sun’, në kontratën që do të thyente të gjitha rekordet në futboll mes Messit dhe Manchester Cityt do të përfshihej edhe marrëveshja që pasi argjentinasi të përfundojë aventurën me ‘Citizens’, të transferohet në MLS, te skuadra New York City.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, nëse dështon kjo ofertë, City do t’i vihet pas brazilianit Neymar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.