Lajmet e fundit

Manifestimi i opozitës fillon me himnin kombëtar

Opozita e bashkuar ka njoftuar se kanë kryer të gjitha çështjet teknike për të shkuar i qetë manifestimi kundër marrëveshjeve për “Zajednicën” dhe demarkacionit me Mailin e Zi. Ata u ka premtuar qytetarëve se nuk do të ketë dhunë dhe as provokime por do të dalin me familje.

Manifestimi do të filloj me intonimin e himnit kombëtarë, fjalimet e liderëve dhe disa pika artistike.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauku Konjufca tha se për të dyja këto marrëveshje kanë i sjellë argumente që janë të dëmshme.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se janë në fund të përgatitjeve për një manifestim paqësor.

“Deri më tani kemi kontaktuar mbi 2 mijë zyrtarë që kanë shprehur gatishmëri për të dal nesër në manifestim për të treguar se me vendin nuk mund të luajnë dy vet”, ka thënë ai.

Ai u ka premtuar qytetarëve se nuk do të ketë dhunë dhe as provokime por do të dalin me familje.

“Sjellja e deputetëve në parlament nuk është e pranueshme por kjo qeveri na ka detyruar ta bëjmë këtë”, tha Lekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.