Subjektet opozitare: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë kanë paralajmëruar manifestimin e radhës, që do të mbahet në Malishevë.
“Qytetarët e Malishevës nuk pajtohen me kthimin e Serbisë brenda Kosovës e as me faljen e mbi 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi. Për këtë do të manifestojmë nesër bashkë, të shumtë në numër dhe të vendosur në qëndrimin që marrëveshjet për këto çështje duhet të tërhiqen”, shkruan në komunikatën e dërguar nga subjektet opozitare, transmeton Koha.net.
Më tej thuhet se projekti i “Zajednicës” që e gjymton Kosovën dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi që e copëton territorin e Republikës përbëjnë alarm për të gjithë ne.
Manifestimi do të mbahet nesër në sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, në orën 13:00.