Të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” në Kumanovë janë keqtrajtuar nga nëpunësit policorë të cilët i kanë shoqëruar deri në gjykatë dhe gjatë kthimit në paraburgim.
Kështu u shpreh Avokati i Popullit Ixhet Memeti pasi dorëzoi padinë në Prokurorinë Publike.
Ai tha se posedon prova të mjaftueshme që dëshmojnë keqtrajtimin e të akuzuarve, ndërsa në afat prej 30 ditësh pret përgjigje lidhur me këtë rast.