Lajmet e fundit

Maqedoni: Mehmeti paralajmëron hetime për torturat ndaj grupit të Kumanovës

Avokati i popullit i Maqedonisë Ixhet Mehmeti ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve në rastin “Lagjia e Trimave”. Ai për Alsat deklaroi se në këtë institucion një ditë më parë ka mbërritur një shkresë anonime, në të cilin të akuzuarit ankohen se kanë qenë të keqtrajtuar nga nëpunësit policor që i kanë shoqëruar ata deri në gjykatë dhe gjatë kthimit në paraburgim.

Menjëherë pas lajmërimit përfaqësuesit e avokatit të popullit i kanë vizituar të akuzuarit në burg dhe prej tyre janë marrë deklarata.

Memeti tha se do ta shqyrtojë tërë rastin dhe nëse vërtetohen të dhënat e të akuzuarve për brutalitet, atëherë ai do të parashtroj kallëzim penal dhe do të kërkoj përgjegjësi nga policia. Avokati i popullit për çdo vit në raportin për të drejtat e njeriut konstaton shkelje të rënda të të drejtave të të burgosurve, si dhe çdo vit në vend të përmirësimit, situata në këto institucione është gjithnjë e më e rëndë. Avokati i Popullit gjithashtu e cilëson si të vështirë vitin 2015, pas zbardhjes së bombave dhe dëshmive se qytetarët kanë qenë të përgjuar në mënyrë masive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.