Lajmet e fundit

Maqedonia kritikon ashpër politikën e BE-së në lidhje me migracionin

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka kritikuar ashpër politikën e Bashkimit Evropian në fushën e migracionit, përderisa Europë vazhdon të përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar deputetëve në Maqedoni, Ivanov ka akuzuar BE-në për një sistem jofunskional në lidhje me shpërndarjen e refugjatëve brenda vendeve të BE-së, shkruan ËP, transmeton Gazeta Blic.

Ai gjithashtu ka kritikuar disa vende që kanë lejuar refugjatët të kalojnë pa u rëgjistruar, ndërsa është lejuar që shumë shtete anëtare të marrin vendime të njëanshme mbi këtë çështje.

“Migrantët dhe kriza e refugjatëve na kujtojnë se ne kemi mbetur vetëm,” tha ai, duke shtuar se Maqedonia “mbart pasojat e dështimit të bashkimit.” Ivanov tha se vetëm në këtë vit, më shumë se 700 mijë njerëz kanë kaluar përmes Maqedonisë dhe se vendi i tij ‘ishte lënë i vetëm për t’u përballur me krizën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.