Lajmet e fundit

“Maqedonia rrezikon të futet në një konflikt më të rrezikshëm se ai i 2001-shit”

“Viti 2016 mund të shënojë fillimin e një destabilizimi të rrezikshëm jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”.

Kështu shprehet analisti XhelalNeziri, i cili në një prononcim për Portalin Albeu shprehet se,Maqedonia rrezikon të futet në një spirale të re dhune, e cila mund të jetë më e rrezikshme se konflikti i armatosur i vitit 2001.

Sipas tij, kjo mund të vijë si pasojë e mosvullnetit të liderëve kryesorë politikë për kapërcimin e krizës aktuale.

Maqedonia po futet në një periudhë të turbullt dhe me shumë të panjohura. Lojërat rreth implementimit të Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe tentimi për të pamundësuar një tranzicion korrekt të sistemit në Maqedoni rrezikojnë të fusin vendin në një spirale të re të dhunës, në një konflikt më të rrezikshëm se ai i vitit 2001. Ky skenar bëhet gjithnjë e më i mundshëm duke parë mungesën e një vullneti të mirëfilltë për kapërcimin e krizës te liderët e partive politike të kyçura në këtë proces. Viti 2016 mund të shënojë fillimin e një destabilizimi të rrezikshëm jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, u shpreh për Portalin Albeu analistiXhelal Neziri. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.