Lubomir Mariq, ministri i Pushtetit Lokal, deklaroi sonte në Graçanicë se Gjykata Kushtetuese e kreu punën e vet dhe pas vendimit të saj duhet të vazhdoj puna rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
I pyetur se çfarë reagimi pritet nga opozita, Mariq për KosovaPress tha se kriza është evidente dhe shihet nga reagimet e përditshme të opozitës, por sipas tij nuk guxojmë të ndalemi ngase kjo është në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ai shtoi se krijimi i Asociacionit më së paku është në dëm të shqiptarëve të Kosovës dhe se të gjithë duhet ta kuptojmë se Asociacioni nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë.