Ljubomir Mariq, ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës ka thënë se sulmet e fundit ndaj serbëve në Kosovë janë mesazh se ata nuk janë të mirëseardhur dhe theksoi nevojën për përfshirjen urgjente të policisë nga komuniteti serb në këto anë.
Ai ka deklaruar për televizionin RTS se është e nevojshme që të gjenden autorët e sulmit, duke theksuar se tani bëhet fjalë për një test për institucionet se nëse ato do të ndryshojë mënyrën e punës apo sulmet mbi serbët përsëri do të mbeten të pandëshkuar.
“Njerëzit janë të vendosur që të qëndrojnë , ne do të jemi me ta çdo ditë dhe të insistojnë që sulmi të hetohet dhe autorët e krimit të kapen”, ka thënë Mariq, përcjellë Klan Kosova.
Ai ripërsëriti se pret përgjigje konkrete nga kryeministri i Kosovës, por ai tha se komuniteti ndërkombëtar është përgjegjës për sigurinë në Kosovë.