“Rrugës pa ty” kështu quhet kënga, e cila sapo është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2013” nga këngëtari Mark Marku.
Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku gjatë performancës së tij dhe pritet të jetë një nga hitet më të mira të këtij edicioni, e pse jo pa diskutim të shkojë në finale për çmim.
Këngëtari këtë kohë i është rikthyer seriozisht tregut shqiptar dhe është gati të vijë edhe me një videoklip shumë interesant, sërish në gjuhën shqipe.