Lajmet e fundit
Marrëveshja me Serbinë, Mustafa raporton nesër para deputetëve

Marrëveshja me Serbinë, Mustafa raporton nesër para deputetëve

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për nesër seancën e Kuvendit me vetëm një pikë të rendit të ditës, raportimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel. Këto marrëveshje po kundërshtohen nga opozita e cila ka nisur edhe një peticion. Ndërkohë, seanca e së enjtes së kaluar është ndërprerë në momentin që kryesuesi kërkoi votim për t’u shtyrë raportimi i kryeministrit Mustafa. Kjo pasi opozita kërkonte që kryeministri Mustafa të raportonte atë ditë. Opozita bllokojë kryesuesin e Kuvendit, Sabri Hamiti, duke bllokuar kështu edhe vazhdimin e seancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.