Lajmet e fundit

Marrëveshjet mund të ndryshohen, s’janë as Bibël e as Kuran

Marrëveshjet mund të ndryshohen sepse nuk jaën as Bibël e as Kuran. Kështu mendon deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha.

Ai në emisionin “Politikë” në “Tribuna Channel”, ka deklaruar se Asociacioni nuk është në harmonizim me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, me pak vullnet që Qeveria të reflekton në këtë drejtim, situata mund të kthehet në normalitet.

Ai e ka ripërsëritur që AAK-ja nuk është as kundër Asociaicioni e as kundër Demarkacionit, por asociacioni sipas tij të ketë të drejtat e veta, por jo ekzekutive, ndërkaq demarkacioni të jetë aty ku ka qenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.