Lajmet e fundit

Martti Ahtisaari ose Carl Bildt mund të vinë për të ndërmjetësuar krizën në Kosovë

Gazeta austriake “Der Standard” shkruan për krizën politike në Kosovë, duke përmendur një seri detajesh si bllokimi i Parlamentit nga ana e opozitës me gaz lotsjellës, Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe dhe rritjen e pakënaqësisë pas arritjes së kësaj marrëveshje nga Kosova dhe Serbia.
“Der Standard” shkruan se për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, po shqyrtohen emra ndërmjetësues si Marti Ahtisaari, Karl Bildt apo edhe konsulta me Komisionin e Venecias.
Gazeta shkruan se opozita është e shqetësuar me marrëveshjet e arritura në Bruksel nga Qeveria e Kosovës dhe ndihet e përjashtuar nga ky proces.
“Shqiptarët në Kosovë kanë frikë se me marrëveshje, do të lejohet ndërhyrja e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.