Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka ndarë 750 bursa për studentët e Universiteteve Publike në vend. Përfitues të këtyre bursave janë student e drejtimeve deficitare, fëmijë të dëshmorëve, fëmijë të familjeve të cilët janë në skema sociale, invalidëve, veteranëve, fëmijët e të zhdukurve, si dhe fëmijët e ish- të burgosurve dhe të përndjekurve politik.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në këtë ndarje të çmimeve është shprehur se këta student do të jenë liderët të cilët nesër do të zhvillojë shtetin e Kosovës.Bajrami: Do të punojmë në realizimin e ëndrrës suaj“Të nderuar student ju keni një ëndërr, ëndrra juajështë që të keni një arsim të lartë cilësor, të kemi universitete cilësore dhe kjo është një përgjegjësi..ne kemi detyrë që t’i realizojmë ëndrrat tuaja për një arsim cilësor, për një punësim, për një perspektivë evropiane për ju. Dhe tani pas një viti punë mund të themi që misioni i krijimit të një arsimi cilësor, të një universiteti cilësor ka me qenë i pamundur”, ka thënë Bajrami.
Ndërsa, studenti përfitues i bursës në vlerë 500 euro, Bajram Reshati, studentë mast er në Fakultetin Teknik në marrjen e bursës është shprehur i kënaqur pasi tani dikush po e vlerëson suksesin e tyre.
Reshati: Bursat motivim për ne studentët
“Ne si student jemi të lumtur dhe shumë të kënaqur që kemi arritur sukses të larta, dhe këto sukses po na shpërblehen dhe është një motivim shtesë për studentët të cilët i kanë filluar që vitet e ardhshme të stimulohen dhe të mësoj dhe të përfitojnë këto bursa…këto rezultat të këtyre bursave ne do të shprehim me rezultate për”, tha Reshati.
Pesë nga studentët përfitues të bursave, kanë marrë bursën nga Ministri Bajrami. /K.Press