Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit “Shkencëtar i Vitit 2015“ dhe “Shkencëtar i ri i vitit 2015”.
Ndarjen e çmimeve do ta bëjë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe rektorët dhe prorektorët e Institucioneve të Arsimit të Lartë, drejtorët e njësive vartëse të MAShT- it, anëtarë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtarët e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të Kuvendit të Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë.