Anësori i Manchester Unitedit, Juan Mata, është shprehur i lumtur për fitoren e klubit të tij ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli ishte protagonist në këtë takim duke realizuar një gol dhe duke asistuar në golin e fitores të cilin e realizoi Chris Smalling.
Pas takimit, Mata ka thënë se ekipi i tij në pjesën e parë u mbrojt dhe nga kundërsulmet synonte golin.
“Jam i lumtur që shënova. Menaxheri ka krijuar listën se kush do të gjuajë penaltitë dhe unë isha i pari. Sa i përket takimit ne në pjesën e parë u mbrojtëm, por në të dytën luajtëm më mirë në sulm dhe shënuam”, ka thënë Mata pas ndeshjes.