Bëhet sot pranim-dorëzimi i materialit të grumbulluar, respektivisht dëshmive faktografike të krimeve të forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 në Komunën e Kaçanikut.
Materiali 409 faqesh, që ka për qëllim ngritjen e padisë ndaj Serbisë, do t’i dorëzohet Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë (IHKLK), ndërsa ngjarja do të zhvillohet në Komunën e Kaçanikut, në ora 11:00.