Lajmet e fundit

Matoshi: Ilir Deda është oportunist

Për analistin politik Halil Matoshi, pozicioni i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda është qëndrim i një oportunisti, cili përkundër se mendon ndryshe nuk ka guxim të largohet nga Lëvizja Vetëvendosja.

Matoshi tha në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën se po të ishte Deda guximtar, ai nuk do të qëndronte në Lëvizje.

“Deda është oportunist. Ai as nuk mundet me Vetëvendosjen dhe as nuk ka guxim të dalë nga aty ku është futur”.

“Guximtarët nuk kërkojnë ‘azil’ tek ata që mendojnë ndryshe”, tha Matoshi duke shtuar se Deda “nuk ka guxim të dalë nga organizata me të cilën nuk pajtohet”.

Sipas Matoshit, Deda do të duhej “t’i thoshte lamtumirë Vetëvendosjes dhe të pozicionohej si i pavarur në Kuvend”.

“Kjo do ta bënte atë ‘hero dite’”, pohoi Matoshi.

Sot deputeti Deda, në seancën parlamentare, para se të ratifikohej Marrëveshja për Stabilizim Asociim, tha se ai përfaqëson një pjesë të opozitës që është kundër Qeverisë, por për MSA-në.

Deda deklaroi se MSA-ja është në të mirë të Republikës së Kosovës dhe mund ta ndihmojë shumë Kosovën për zhvillim ekonomik.

Deda nuk kishte marrë pjesë as në aksionet e Opozitës, kur këta të fundit gjuajtën vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, e më pas hodhën edhe gaz në sallën e Kuvendit.Ai ishte deklaruar publikisht kundër këtyre veprimeve të kolegëve të tij opozitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.