Lajmet e fundit

Maxhuni thotë se është ende drejtori i Policisë së Kosovës!

Ndonëse është raportuar se drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit i ka kaluar mandati dy ditë më parë (12 tetor), ai ka hedhur poshtë këto deklarata.

Maxhuni në një prononcim për “zeri.info” ka thënë se mandati i tij është pesë vjeçar.

“As de-facto as de-jure nuk më kaluar mandati i Drejtorit të Policisë. Jam brenda mandatit ligjor të drejtorit. Është mandati pesë vjeçar. Në vitin 2012 kemi ligjin e ri të policisë së Kosovës i cili krijon rrethana të reja juridike që e zëvendëson komplet ligjin e vjetër”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.