Njohësi i integrimeve europiane, Avni Mazreku, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se mesazhet e komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, kanë peshë shumë të madhe dhe duhet të trajtohen me shumë seriozitet, si të gjitha mesazhet tjera që vijën nga politikanë europainë.
“Mesazhet që vijnë nga komisionerët për Zgjerim të Bashkimit Euoropian duhet të merren shumë seriozisht, për shkak se ata janë personat kompetentë në lidhjen në mes shteteve jo anëtare me BE-në”, tha Mazreku.
Ai shtoi se sa i përket liberalizimit të vizave asnjëherë nuk duhet që ajo të kërkohet si datë, sepse s’është diçka që paraprakisht caktohet.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, referenca me data është një ambicie imagjinare, s’mund të jepet një datë e saktë për liberalizimin”.
Ndërsa, sipas Mazrekut, “MSA-ja s’i zgjidhë problemet tona të brendshme politike, ato duhet t’i zgjidhim vetë”.
Ai shtoi se “nga viti 2003 në Samitin e Selanikut kusht për MSA-në e integrim në Europë është stabilizimi i marrëdhënieve me fqinjët”.
Mazreku përmendi edhe të mirat që vijën me kontraktualitetin e arritur me BE-në.
“Marrëveshja për Stabilizim Asociim është një shtytje e madhe për t’i luftuar dukuritë që po e dëmtojnë demokracinë kosovare – si krimi i organizuar e korrupsioni”.
Kurse “për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në BE, si proces shumë i rëndësishëm e jetik për shqiptarët, është anti-kombëtare për vendin e duhet të ekzistojë një konsensus politik-nacional në mes partive politike në Kosovë, që agjenda drejt integrimit në BE të shtyhet përpara e të mos pengohet”.
Ai ka komentuar edhe veprimet e partisë opozitare Lëvizjes Vetëvendosje.
“S’ka asnjë problem te Vetëvendosja, s’duhet të identifikohet si parti anti-europiane. Mirëpo ne s’po kemi konsensus nacional