Lajmet e fundit

Mazreku: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vitin 2016 (Video)

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku ka thënë se raporti i Këshillit Evropian , i publikuar dje lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është raport final.

Ai tha se ka pasur keqkuptime lidhur me këtë raport nga publiku.

“Këshilli i Bashkimit Evropian nuk merr vendime as nuk diskuton pa i ardhur materialet apo përkatësisht rekomandimit në varet prej temave nga ana e Komisionit Evropian”, ka thënë Mazrreku.

Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave, Mazreku ka thënë se në mars të vitit të ardhshëm do të mbahet edhe një mbledhje ku do të kemi rekomandim pozitiv për viza dhe pas kësaj sipas tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nga viti 2016./ Tribuna Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published.