Sot vazhdon gjykimi i 29 anëtarëve të ‘grupit të Kumanovës’ në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Shumica prej tyre janë ish-pjesëtarë të UÇK-së nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, njofton Telegrafi.
Në seancën e sotme pritet të japin deklaratat e tyre dëshmitarët e caktuar nga Prokuroria publike, por edhe persona të tjerë. Në dy seancat e kaluara të akuzuarit kanë hedhur poshtë aktakuzën e ngritur duke theksuar se nuk kanë të bëjnë me terrorizëm.
Për shkak të kësaj seance, Shkupi sërish është i blinduar nga forca të mëdha policore dhe nivel i lartë i sigurës. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka theksuar se ky rast duhet të shkojë në duart e Prokurorisë Speciale.kosova sot