Heronjtë e Kombëtares sonë më në fund kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit. Kuqezinjtë kanë arritur me vonesë për shkak të një vonese që patën në Armeni.
Ata janë pritur nga një numër i madh tifozësh të mbledhur prej disa orësh në Aeroport. Lojtarët e Kombëtares dhe stafi drejtues do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë Edui Rama dhe ministria e A rsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, ndërkohë që më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp nga kapiteni Lorik Cana dhe nga presidenti Armando Duka.
Autobusi i kombëtares do të shoqërohet nga policia deri në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të nisë festa me mijëra tifozët e tjerë që po e presin në qendër të Tiranës për të festuar këtë arritje historike për kombin shqiptar.